alpha_company

ZGJIDHJE PËR MENAXHIMIN E DATABAZËS

Ofrojmë Zgjidhje me Standarte Optimale të Cilësisë për Dizenjim & Zhvillim të Detajuar dhe të Fuqishëm të Databazave.

Shërbime të Dizenjimit & Zhvillimit të Databazës

Zgjidhjet tona për Databazë, ju mundësojnë ju të maksimizoni përdorimin e resurseve të databasës ndërkohë që pakësoni komponentët e menaxhimit.

Menaxhimi i Databazës është çelësi i trajtimit efektiv të të dhënave brenda një organizate dhe ndërmjet entiteteve të ndryshme funksionale. Ruajtja e të gjitha të dhënave në mënyrë të standardizuar dhe efektive është e rëndësishme. Në Alpha Soft, zgjidhjet tona për menaxhimin e databazës, ju ndihmojnë ju të merrni opsionet më të mira për grumbullimin, aksesimin, menaxhimin, analizimin, përpunimin dhe lëvrimin e të dhënave – sigurimin e sigurisë së lartë, disponueshmërinë dhe performancën e mjedisit të databazës suaj.

Ne i kuptojmë nevojat moderne të të dhënave dhe mbartim histori suksesi për ofrimin e administrimit të databazave në njësi të ndryshme të biznesit që i përkasin një grupi te gjerë orientimi dhe aplikimi. Kemi ambient teknikisht të angazhuar për të mbështetur të mësuarit e avancuar. Kjo ndihmon ekspertët tanë të databazës që të integrohen lehtësisht me versionet më të fundit të teknologjisë. Ata janë në gjendje të përcaktojnë dhe të zbatojnë versionet më të reja dhe të prezantojnë mundësi vendimtare për nevojat komplekse të bizneseve – duke formuar zgjidhje të përshtatshme për kërkesat unike të databazave të departamenteve të ndryshme dhe njësive funksionale, si në mënyrë të pavarur dhe në një formë të konsoliduar.

Ne kemi ndërtuar zgjidhje autentike të databazave për nevojat e ndryshme të biznesit duke përdorur Oracle, SQL Server, MySQL, SQL Azure, Teradata, IBM DB2, Sybase, PostgreSQL, Netezza dhe të tjera. Me zgjidhjen tonë të dedikuar për menaxhimin e databazës, ne ju ndihmojmë ju që të merrni rezultatet që i përshtaten më së miri kërkesave tuaja që variojnë në databazat online, databazat me tekst të plotë, databazat grafike, databazat e të dhënave kohore, databazat XML, databazat me domain-e publike, databazat në kohë reale, databazat e orientuara drejt dokumenteve, databazat e marrëdhënieve, databazat naviguese dhe më shumë.

Zgjidhje të Fuqishme për Databaza

Siguro cilësinë e të dhënave të tua dixhitale me ekspertët tanë

Planifikimi Strategjik
i Databazave

Architecture Design
& Development

Monitorimi &
Menaxhimi i
Databazës

Akordim i
Performancës
së Databazës

Mirëmbajtje &
Kontroll i Shëndetit

Mbështetje &
Rigjenerim i
Databazave

Upgradation
and Migration

Riklasifikim dhe
Migrim

PLANIFIKIMI STRATEGJIK I DATABAZËS

Duke qenë se janë planifikuar fushata marketingu direkte, është jetësore që të tërheqësh klientë të rinj dhe të zgjerosh bazën e klientëve ekzistues. Ne kemi një nuhatje të mirë të sfidave që ju mund të hasni gjatë këtij procesi dhe në këtë mënyrë, ne ofrojmë zgjidhje strategjike për ju.

Me zgjidhjet tona për menaxhimin e databazës së konsumatorëve, ju merrni përkrahjen më të mirë për zhvillimin e marketingut, po ashtu edhe rritjen e prezencës së kompanisë në katalogje/ komercializime, botime, botën online dhe botën ‘e vogël’./span>

DIZENJIMI ARKITEKTUROR & ZHVILLIMI

Dizenjimi imtësisht arkitekturor i një website-i përsa i përket Zgjidhjeve të Menaxhimit të Databazave. Në Alpha Soft, ne ofrojmë grupin e duhur të zgjidhjeve për Databazat, që sigurojnë performancën optimale të një infrastrukture ekzistuese. Zgjidhjet më të mira janë krijuar në mënyrë që ti ofrojnë audiencës një dizajn të shkëlqyer për një website ,si dhe të përmirësojnë procesin e zhvillimit.

MONITORIMI & MENAXHIMI I DATABAZËS

Tani monitorimi i databazës tuaj është shumë më e lehtë me ndihmën e ekipit tonë të zhvilluesve ekspertë dhe të shkathët.

Tani mund të monitoroni punën, funksionalitetin, performancën, sigurinë sëbashku me aspekte të ndryshme të të dhënave, me ndihmën e zgjidhjeve tona të monitorimit të databazës. Në Alpha Soft, ne ofrojmë 100% zgjidhje të kënaqëshme dhe të sakta për klientët tanë, të cilët kanë qenë gjithmonë të kënaqur me shërbimet tona në këtë fushë..

AKORDIM I PERFORMANCËS SË DATABAZËS

Sa i përket shërbimeve të menaxhimit të Databazave, akordimi i performancës së të dhënave është një pjesë jetësore, dhe tani, me Alpha Soft është më e lehtë të akordosh performancën e të dhënave të tua, i mban ato të lidhura me stilin bashkëkohor të biznesit tënd dhe shijon avantazhe të pafunda në të njëtën kohë, me ndihmën e ekipit tonë të menaxherëve të databazave.

Karakteristikat Kryesore

  • Databazë, Server dhe Kërkesë
  • Ruajtje dhe I/O
  • Softuere për Rrjetet Sociale
  • OLTP, DW dhe eCommerce (reklamim online)
  • Akordim i Formulimit SQL
  • Përsëritje dhe Grumbullim
  • Mbështetje dhe Rigjenerim

MIRËMBAJTJE & KONTROLLI I SHËNDETIT

Kontrolli ditor ‘shëndetësor’ i databazës është më i lehtë me ndihmën e zgjidhjeve të Menaxhimit të Databazës të ofruara nga Alpha Soft. Është më e lehtë të kontrolloni të gjitha pakujdesitë si parametrat e akodrimit të shkrimit dhe të ofroni sugjerime të rekomanduara, në rast se lind kërkesa për të rritur ose zvogëluar këto parametra për funksionimin sa më të mirë të databazës.

Me ne, ju merrni monitorim të fuqishëm të performancës dhe zgjidhje të diagnostikimit, duke njoftuar administratorët për ‘shëndetin’ e serverit, performancën ose problemet e disponueshme në ambjentet e Serverit SQL.

MBËSHTETJE & RIGJENERIM I DATABAZËS

Ruajtja e të dhënave tuaja, me mbrojtjen e vazhdueshme të të dhënave të sipërmarrjeve të niveleve të larta , është shumë më e lehtë me Alpha Soft. Opt (trajnime praktike opsionale) për suport dhe zgjidhje për përmirësim, ofrohet prej nesh në mënyrë që të mbroni të dhënat tuaja të rëndësishme. Në mënyrë që të rrisni efikasitetin operacional, e gjitha që ju nevojitet është të zvogëloni kohën e suportit, të përmirësoni shërbimin e të dhënave dhe të pakësoni infrastrukturën, si dhe të shkurtoni kostot administrative.

Ne ju ndihmojmë në shfrytëzimin sa më eficient të teknologjive të magazinimit, siç janë deduplikimet që zvogëlojnë kërkesat e kapacitetit deri në 80%. Përveç aftësive të vazhdueshme të mbrojtjes së të dhënave që ka pas qenë ndërtuar, që ndihmon në maksimizimin e disponueshmërisë, ndërkohë që minimizon rreziqet e ruajtjes së objekteve kritike për bizneset dhe menaxhimin e kontenteve të aplikacioneve.

KOPJIM & SINKRONIZIM

Ndërsa ju e vendosni një aplikacion në më shumë se një qendër të dhënash, siç është klaud dhe lokacione të tjera të lejuara, është e nevojshme që të riprodhoni dhe sinkronizoni të dhënat çdo herë që aplikacioni përdoret, në mënyrë që të rrisni disponueshmërinë dhe performancën, duke siguruar qëndrueshmëri dhe duke minimizuar kostot e transferimit të të dhënave ndërmjet vendndodhjeve të ndryshme.

Në Alpha Soft ,ne ofrojmë llojet e duhura të shërbimeve me funksionalitetet më të mëdha në fushën e Aplikacioneve të Menaxhimit të Databazave. Bashkohuni me ne dhe merrni suportin e duhur.

RIKLASIFIKIM DHE MIGRIM

Merrni Shërbime Migrimi të shumëllojshme që asistojnë organizatat në përmirësimin e mjedisit të databazës së tyre, në versionin më të fundit të Oracle, SQL, Server, ose DB2. Ekzistojnë një numër platformash të njohura, të cilat po ndërpresin suportin prej versioneve të vjetra, duke u kërkuar organizatave të përqafojnë versionet e fundit dhe të mbrojnë të dhënat e tyre nga rreziqe të çështjeve kritike pa asnjë zgjidhje.

Me grupin e duhur të ekspertëve që menaxhojnë përmirësimet tuaja ,pakësohen sfidat, duke u siguruar se të dhënat tuaja migrohen në mënyrë të sigurt me anë të përdorimit të proceseve që janë provuar në organizata të mëdha dhe të vogla.

Shpërndarja e zgjidhjeve që ndikojnë dhe shprehin vlerën e plotë të të dhënave

Zgjidhje të Databazës të Orientuara drejt Rezultatit

Alpha Soft ofron zgjidhje të besueshme për zhvillimin e databazës, për të përmirësuar dhe mirësistemuar proceset e biznesit.

SHËRBIME DBA & SUPORT NË LARGËSI

Në Alpha Soft, ne ofrojmë zgjidhjet më efektive dhe të përballueshme për tu përballur me sfidat e sotme të menaxhimit të databazës. Gjatë viteve, ne kemi ndihmuar shumë kompani me zgjidhjet tona dhe kemi kontribuar në uljen e kostove të suportit, si dhe në rritjen e performancës dhe disponueshmërisë nëpërmjet shërbimeve suportuese DBA.

ZGJIDHJE PËR MENAXHIMIN E DB

Në arenën e sotme, databaza dhe infrastruktura e aplikacionit janë komponentë vendimtarë në sipërmarrjen e IT. Është një fakt i njohur se sipërmarrjet po përballen me sfida të pandërprera në menaxhimin e portofoleve të të dhënave, që janë duke u rritur gjithnjë e më shumë në mënyrë kritike, si dhe njëkohësisht të mundohen të përmbushin pritshmëritë e biznesit për një performancë dhe aksesueshmëri maksimale. 

ZGJIDHJE DB TË PERSONALIZUARA

Merr ndihmën e duhur në Alpha Soft, me zgjidhje të personalizuara databaze për desktop, website dhe aplikacione mobile. Me ndihmën e praktikave tona më të mira në këtë fushë është shumë më e lehtë për të zhvilluar një porosi ose për të rregulluar një aplikacion ekzistues të të dhënave. Ne trajtojmë efektivisht kërkesat softuerike të biznesit tuaj. 

ZGJIDHJE TË DATAVE TË MËDHA

Në Alpha Soft, ne bëjmë përpjekje bashkëpunuese për të sjellë rendin tek të dhënat tuaja të mëdha, ndërsa ekipi ynë i konsulentëve të nivelit të lartë ndihmon në zbatimin e teknologjive të kërkuara për të menaxhuar dhe kuptuar të dhënat tuaja, duke ju mundësuar të parashikoni kërkesën e klientit dhe të merrni vendime më të mira në të njëjtën kohë.

Shpërndarja e zgjidhjeve që ndikojnë dhe shprehin vlerën e plotë të të dhënave

Përse të bashkëpunosh me Alpha Soft për Strategjitë e Databazës?

Ekspertët tanë të Databazës kanë eksperiencë të thellë dhe përvojë praktike në dhënien e zgjidhjeve të sofistikuara të databazave

Ne kemi një ekip prej 250+ zhvilluesish të aftë për manovrimin e programimit dhe zhvillimit të shërbimeve. 

Ne kemi një pafundësi klientësh të cilët kanë përfituar nga shërbimet tona të dizenjimit të web-eve mobil. 

Ne kemi eksperiencë të gjerë në zhvillimin e websiteve të tipeve të ndryshme të bizneseve për klientë të ndryshëm nga e gjithë bota.

Zhvilluesit tanë kanë punuar për kërkesa të veçanta të klientëve dhe kanë zhvilluar aplikacione për industri të ndryshme. 

Ne ndihmojmë sipërmarrësit të rrisin produktivitetin, eficiencën dhe të shkurtojnë kohë dhe kosto në të njëjtën kohë pa bërë kompromise për cilësinë.

Ekspertizë Teknologjike

Teknologjia vazhdon të rritet me hapa galopant çdo ditë e më shumë,në forma të ndryshme, duke kaluar çdo perceptim dhe pritshmëri të realitetit ku jetojmë.

DATABASES

  • MongoDB
  • HBase
  • CouchDB
  • Oracle
  • Cassandra
  • Microsoft SQL Server

CLOUD

  • AWS
  • Azure
  • Google Cloud

INDUSTRIA QË SERVIRIM/OFROJMË

Nëpërmjet inovacionit tonë në zhvillim, ne do tju prezantojmë me zgjidhjet e duhura për fushat e ndryshme të këtyre industrive :

Transportim

Shëndeti

Reklamim Online

Automobil

Financa

Edukim

Shit-Blerje Pronash

Turizëm

Automatizim

Energji

Shitje me Pakicë

Prodhim