alpha_company

DIZAJNI GRAFIK & DTP

Dizenjime grafike profesionalë për aktivitetin tuaj personal ose të kompanisë

Kompani Dizajni Grafik & DTP

Duke ju shërbyer klientëve tanë, ne përmbushim të gjitha kërkesat për te realizuar dizenjimin që ata dëshirojnë

Ju keni një ide të mirë, me shumë ngjyra, me një dizajn fantastik dhe shumë më shumë se kaq. Por për çfarë ja vlen kjo ide në qoftë se ju nuk e bën realitet?

Këtu në Alpha Soft, ne ofrojmë shërbime të dizajnit grafik me përdorim të çdo lloji. Ofrojmë cilësi dhe ky është rregulli jonë. Tek ne ju mund të gjeni dizajn grafik të mrekullueshëm për materialet e reklamimit dhe krijimin e brandeve nga profesionistët tanë të dizajnit.

Le të Kthejmë Idenë Tuaj Në Një Model Dinamik Biznesi

Shërbime të Dizajnit Grafik

Dizenjim
Brandi

Dizenjim
Baneri

Dizenjim
Poster

Dizenjim
Logo

Dizenjim
Katalogu

Dizenjim
Manuali

Dizenjim
Flyer

Dizenjim
Fletëpalosje

Dizenjim
Kartëvizite

DIZENJIM BRANDI

Brandi juaj nuk është vetëm një emër dhe një logo. Ai përfshin ngjyrat tuaja, fushën, sloganin, mesazhin, grafikën, modelin, tipografinë dhe pozicionimin e konkurrentëve që së bashku krijojnë atë që ju bën të dallueshëm. Për shkak të kësaj, ne ofrojmë shërbime të dizajnimit për të gjitha elementet e lartpërmendura për të siguruar që brandi juaj, në mënyrë gjithëpërfshirëse kap thelbin për audiencat kyçe.

DIZENJIM BANERI

Kombinoje brandin duke koordinuar grafikën dhe fotografitë për të bërë banerin tuaj që të bjerë lehtësisht në sy. Përfshirja e tekstit të lexueshëm, detajet e kontaktit, pikat e kyçe, përshtatje grafike dhe imazhesh për të bërë sa më të dallueshëm mesazhin që dëshironi të përcillni.

DIZENJIM POSTERI

Një dizajn i mirë i posterave është i rëndësishëm pasi kur jemi duke ecur kemi vetëm disa sekonda për të parë dhe për të gjeneruar interes mbi produktin, shërbimin ose ngjarjen e prezantuar në të. Cilado qoftë nevoja juaj, ne mund të krijojmë një dizajn profesional për posterin që ju kërkoni.

DIZENJIM LOGO

Logo juaj përfaqëson biznesin tuaj në një shoqëri ku imazhi është gjithçka. Ajo duhet të jetë themeli i brandit tuaj dhe të jetë pjesë e një identiteti më të gjerë të kompanisë.Krijimi i një brand të qëndrueshëm, të njohur dhe një dizajn logjik profesional është e rëndesishme dhe thelbësore. Nëse po mendoni të keni një broshurë të dizajnuar ose një faqe të krijuar, është e rëndësishme që të filloni me një logo. Pa pasur materialin tuaj promovues dhe marketingun do ju mungojë identiteti, dhe biznesi juaj do të humbasë midis konkurrentëve tuaj.

DIZENJIM KATALOGU

Ne mund të dizajnojmë katalogun tuaj që të prezantojë brandin tuaj dhe të pasqyrojë një imazh profesional për biznesin, kompaninë ose organizatën tuaj në tregun e synuar. Gjithashtu me një çmim të volitshëm pa kosto shtesë të fshehur.

DIZENJIM MANUALI

Një manual i dizenjuar dhe organizuar mirë, hartimi i sinjalistikave dhe legjendave të të gjitha pjesëve kyçe të produktit bën që klientita ketë më të thjeshtë për të kuptuar se si funksionon produkti që shpjegohet në të. Normalisht kjo sjell një kënaqshmëri nga klienti i cili zotëron plotësisht produktit e blerë

DIZENJIM FLYER

Një dizajn i mirë i flyer është i rëndësishëm sepse përcjell një imazh profesional për biznesin tuaj që të mund gjenerojë interes në produktin ose shërbimin tuaj. Cilado qoftë nevoja juaj, ne mund të krijojmë një dizajn profesional flyer që ju kërkoni.

DIZENJIM FLETËPALOSJE

Një dizajn i mirë i fletëpalosjeve është i rëndësishëm sepse përcjell një imazh profesional për biznesin tuaj që të mund gjenerojë interes në produktin ose shërbimin tuaj. Cilado qoftë nevoja juaj, ne mund të krijojmë një dizajn profesional fletëpalosjes që ju kërkoni.

DIZENJIM KARTËVIZITE

Ne ofrojmë një shërbim të përballueshëm dhe profesional të dizajnit të kartëvizitës. Cilësia e dizajnit të kartëvizitës është e rëndësishme pasi që kjo shpesh do të jetë pika e parë e referencës për klientët potencial dhe është një mjet i vlefshëm i publikimit.

Shërbimi ynë i dizajnit përfshin rishikime të pakufizuara kështu që ne do të punojmë në kartëvizitën tuaj deri sa të jeni të kënaqur me paraqitjen e saj. Me korrigjim online ju mund të kontrolloni dizajnin para se të dërgojmë kartëvizitat tjuaja për të printuar.