alpha_company

SHËRBIME KONSULENCE SOFTWARE

Shërbime Konsulence dhe Zhvillim Software për Automatizimin e Proçeseve të Biznesit.

Shërbime Zhvillimi Software të Personalizuar

Përvoja Jonë e Madhe në Zhvillimin e Programeve për Biznese të Vogla, të Mesme e të Mëdha na Lejon të Japim Zgjidhje të Ndryshme për të Garantuar Menaxhimin e Proceseve të Biznesit Tuaj në Mënyrë Dinamike.

Në Alpha Soft, ne ju ofrojmë zhvillim dhe konsulencë të vazhdueshme Software. Ne ju ndihmojmë të planifikoni, konceptoni, projektoni, ndërtoni, implementoni dhe të kujdeseni për Software-in tuaj me ndihmën e ekspertëve tanë, me njohuri në fusha të ndryshme, ju ofrojmë absolutisht benefite prej konsulencës me ekspertët/inxhinierët tanë.

Ne kemi krijuar zgjidhje të ndryshme, të personalizuara dhe që përmbushin çdo kërkesë tuajën. Bazuar në thënien “Bizneset e Informuara janë Biznese të Suksesshme” , ne ofrojmë një sistem të organizuar duke ju  mundësuar juve elementet e duhur dhe benefitet e përdorimit të teknologjisë duke ju ofruar paketën e plotë të konsulencës dhe asistencës.

Njohuritë tona të gjera në fushën e konsulencës dhe vitet e ekperiencës në optimizimin e aplikacioneve software na kanë dhënë statusin e të qënurit lider për konsulencën në këtë fushë. Konsulentët tanë fokusohen në sigurimin e lehtësirave dhe opsioneve për kërkesat e veçanta të bizneseve, duke kuptuar strategjitë e biznesit, ndryshimin e kërkesave IT, pikat kyçe etj. Ne kemi ndihmuar që zgjidhje të ndryshme të implementohen në mënyrën e duhur duke i ndihmuar klientët tanë të fitojnë siguri të plotë si karakteristikë e domosdoshme në proçesin e zgjidhjes së problemeve.

Konsulencë & Zhvillim Software

Software të Personalizuar që i Përshtaten Kërkesave të Biznesit

Zhvillim Software-sh
të Personalizuar

Shërbime për
Rikrijimin e
Software-ve

Shërbime për
Menaxhimin
e Software-ve

Shërbime për
Mirëmbajtjen
e Software-ve

Inteligjencë
Biznesi

Zhvillim
Software-sh SaaS

Zhvillim Software-sh
ERP/CRM

Zhvillim i Software-ve
Lidhës (middleware)

Grafikë & Analizë
të Dhënash

Zgjidhje Celulare
për Ndërmarrjet

ZHVILLIM SOFTWARE-SH TË PERSONALIZUAR

Me konsulencën tonë brilante të software-it dhe zgjidhjeve të ofruara ne u shërbejmë klientëve në çdo industri, duke filluar nga startup-et deri te 500 kompanitë më të pasura me shërbime të zhvillimit të software-ve të personalizuar. Në këtë mënyrë, ne kuptojmë nevojat e vërteta të klientit dhe i ndihmojmë ata të arrijnë rezultatet më të mira.

SHËRBIME PËR RIKRIJIMIN E SOFTWARE-VE

Kjo ndodh me çdo produkt, madje edhe tek ata më të konsoliduarit, ndodh të vjetërohen me kalimin e kohës. Ky lloj produkti me kalimin e kohës kërkon suport dhe përditësime të vazhdueshme të cilat rezultojnë të ndërlikuara dhe me kosto të lartë. Çfarë mund të bësh për të ndërtuar një produkt për një segment të gjerë klientësh në mënyrë që ata të migrojnë produktet e tyre në një  një platformë të re dhe unike dhe kosto efektive shërbimesh.

  • Ofrojmë eksperiencë të gjerë në rikrijimin e aplikacioneve.
  • Ne kemi një metodologji ri-inxhinierike të konsoliduar
  • Vlerësim të investimit në sistemet e ripërdorshme
  • Metodologjia jonë e rikrijimit përfshin ripërdorjen e të dhënave dhe ripërdorjen e sistemeve teknologjike
  • Garanci e plotë e të dhënave gjatë migrimit të tyre

SHËRBIME PËR MENAXHIMIN E SOFTWARE-VE

A po bëni përpjekje për të gjetur një software ideal që i plotëson të gjitha kërkesat e biznesit tuaj, ndërkohë që menaxhon gjithashtu liçensat e nevojshme të software-ve të ndryshëm? Kjo sigurisht mund të jetë një eksperiencë e “frikshme”.  Me ndihmën e shërbimeve tona të menaxhimit të software-ve, ju mund të shijoni avantazhet e industrisë më të njohur software që ju siguron se software-i i përdorur prej jush i përmbahet të gjitha rregullave, është i liçensuar dhe i përshtatet më së miri kërkesave tuaja.

SHËRBIME PËR MIRËMBAJTJEN E SOFTWARE-VE

Në Alpha Soft ne ofrojmë shërbime për mirëmbajtjen e software-ve për klient global. Skuadra jonë është e përkushtuar tju ofrojë ju mirëmbajtje të vazhdueshme dhe shërbime suporti që përmbushin plotësisht kërkesat e software-it tuaj, në kohë reale. Ne kemi një skuadër zhvilluesish të aftë në zgjidhjen dhe krijimin e aplikacioneve të komplikuara,  dhe gjatë viteve, ne kemi dizenjuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje të shumta teknologjike software për çdo industri.

Eksperiencat tona të shumta ,nga i gjithë spektri teknologjik i software-ve, përfshin segmente të ndryshme të industrive si lojërat, shëndeti, mikpritja, shitja me pakicë, shërbime të telefonisë, udhëtim & turizëm, financat, shërbimet bankare, edukimin etj.

INTELIGJENCË BIZNESI

Në Alpha Soft, ne krijojmë aplikacionet më të mira për kontrollin e inteligjencës së biznesit, duke shfaqur në kohë reale tabela të ndryshme rezultatesh, vizualizimin e grafikave, raporte të ecurisë së proçeseve të punës etj.  që janë thjeshtë për tu lexuar e interpretuar gjithashtu dhe tepër intuitiv në përdorim.  Këtu ne adresojmë të gjithë informacionin rreth kërkesave për të gjithë llojet dhe nivelet e përdoruesve dhe në të njëjtën kohë zhvilluesit tanë krijojnë shpejtë dhe thjeshtë aplikacione të sofistikuara të inteligjencës së biznesit (BI), duke i bërë këto aplikacione funksionale në gjithë ndërmarrjen, edhe më gjerë.

Ju mund të zgjidhni gjithashtu edhe aplikacione të bazuara në web për një numër të palimituar përdoruesish, të personalizuar sipas kërkesave dhe preferencave të tyre, pavarësisht nga vendndodhja e tyre. Në të njëjtën kohë, ju mund të zgjidhni edhe mjete zhvillimi fleksibël e intuitive për ndërtimin e aplikacioneve. Ne ju ofrojmë zgjidhje pionere të zhvillimit dhe vendosjes që i përshtatet preferencave të përdoruesve të ndryshëm për lehtësi më të madhe të përdorimit dhe produktivitetit maksimal.

ZHVILLIM I SOFTWARE-VE SAAS

Software si një shërbim, SaaS përdor internetin për të shpërndarë shërbimin software tek përdoruesi. Kështu që, ju mund ta mendoni atë si një faqe web-i alternative por i vendosur në ekranin e kompjuterit në formën e një aplikacioni. Me teknologjinë SaaS ju përfitoni si kompani sepse ndryshe nga aplikacionet e tjera për desktop ku duhet të blesh liçensë, shërbimet e SaaS aplikojnë pagesat mujore. Gjëja më e mirë në këtë shërbim është fakti që nuk duhet të përjetosh mundimin e instalimit dhe mirëmbajtjen ditore të aplikacionit.

  • Merr zgjidhje tepër të detajuara
  • Kohë më e shkurtër e implementimit
  • Biznes Thelbësor
  • Shërbime të Marrëveshjeve të Niveleve të Ndryshme
  • Reduktim i Kostove
  • Siguri
  • Rritje e Cilësisë

ZHVILLIM I SOFTWARE-VE ERP/CRM

Skuadra jonë në Alpha Soft është shumë efektive në zhvillimin ideal të sistemeve ERP/CRM që përmbajnë të gjitha specifikimet e nevojshme për të përmbushur nevojat tuaja. Këtu ne bejmë përpjekje për të rifreskuar teknologjinë dhe metodat e programimit me versionet më të fundit në treg, në mënyrë që të ofrojmë shërbimet dhe zgjidhjet më të mira.

  • Merr Zgjidhje Ekonomikisht të Arsyeshme  për ERP & CRM
  • Zhvillim i faqeve të Web-it bazuar në Zhvillimin CRM
  • Shkurton kohë & shpenzime për implementimin e proçeseve të biznesit
  • Menaxhimi efektiv mundëson  marrjen më të shpejtë të vendimeve
  • Përmirëson cilësinë & efiçencën e çdo kompanie
  • Gjeneron rezultate të çfarëdolloj natyre në kohë reale

ZHVILLIM I SOFTWARE-VE LIDHËS (MIDDLEWARE)

Ndërkohë që koha dhe kostot ulen, opsionet dhe funksionaliteti rriten dhe në këtë mënyrë zhvillimi i komponentëve është bërë thelbësor në hartimin e sistemeve të qëndrueshme. Ne ju ofrojmë shërbime të zhvillimit të Middleware për platforma të ndryshme për menaxhimin efektiv të pajisjes, integrimin e kodeve për audio dhe video, zhvillimin e protokollit, ekranin me prekje/shfaqje dhe integrimin e valëve te internetit.

  • Rrit performancën e përgjithshme të sistemit
  • Përmirësojmë efiçencën e punës
  • Zhvilluesit tanë të talentuar janë të aftë të punojnë në platforma të ndryshme
  • Rritje e shpejtësisë së sistemit
  • Punojmë kode më të thjeshtë që ofrojnë transferim të shpejtë të të dhënave
  • Lejon pajisjen të funksionojë pa probleme

GRAFIKË DHE ANALIZË TË DHËNASH

A ke tashmë një zgjidhje për aplikimin e inteligjencës së biznesit por je i pakënaqur me të? Dakord, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. A i transferoni të dhënat nëpër faqe pune të ndryshme dhe harxhoni shumë kohë duke krijuar grafikë dhe tabela, të cilat më pas i dërgoni me postë? A nuk është i gjithë ky një proçes sfilitës? Nëpërmjet grafikëve & analizimit të të dhënave, ne ju ofrojmë qartësinë dhe vizualitetin e të dhënave në kohë reale për të gjithë organizatën, nga departamentet e menaxhimit, kontribuesit individualë, drejtuesit më të lartë dhe gjithë proçeset e tjerë të nevojshëm.

Me Alpha Soft vizualizimi ,interaktiviteti dhe shpërndarja e të dhënave është shumë e thjeshtë, kështu që është më e lehtë të konstatoni rreziqet e mundshme në të dhënat përpara se dikush tjetër të mund ti pikas ato.

ZGJIDHJE CELULARE PËR NDËRMARRJET

Zgjidhjet tona celulare për ndërmarrjet, që janë të thjeshta, të përshtatshme, të pavaruara dhe ekonomike ju lejojnë të automatizoni proçeset e biznesit tuaj. Aplikacionet e zhvilluara prej nesh sigurohen të jenë ndër kërkesat thelbësore që efektivisht u shërbejnë konsumatorëve dhe i ndihmojnë ata për marrjen e vendimeve në kohë reale. Këtu në Alpha Soft, ne bëjmë përpjekje konstante për të përmirësuar interaktivitetin e punonjësve dhe për të krijuar eksperiencë të vazhdueshme për konsumatorët, ndërsa angazhohemi në kohë reale me punonjësit në terren.

Nëpërmjet zgjidhjeve tona mobile, ne ju ndihmojmë në marrjen e vendimeve inteligjente duke ju mirë-informuar  për të arritur rezultate më të mira në biznes duke ju mundësuar kështu të përfshiheni në një ekosistem triumfatorësh.

SHËRBIME KONSULENCE SOFTWARE

Shërbimet e Konsulencës Software në Alpha Soft, Ndihmojnë Ndërmarrjet e Ditëve të Sotme të Gjejnë Balancën Ndërmjet Ndryshimit të Vazhdueshëm të Kërkesave të Tregut & Trendeve të Teknologjisë.

TRANSFORMIMI DIXHITAL I TË DHËNAVE

Në Alpha Soft, skuadra jonë për Transformimin Dixhital ndihmon kompanitë të kuptojnë diferencën mes asaj ku janë dhe se ku duhet të jenë, dhe menjëherë pas identifikimit të këtyre diferencave, ne punojmë në përmirësimin deri në eleminimin e  tyre. Pra, nëse ti kërkon të rikrijosh çdo proçes ose thjesht dëshiron të lëvizësh në një platformë teknologjike të re, ne punojmë sëbashku me ju në zhvillimin e plotë të programeve të personalizuara.

DIXHITALIZIMI I NDËRMARRJEVE

Dixhitalizimi i ndërmarrjeve është një mënyrë e re lidershipi që i drejton kompanitë në nivele më të larta. Konsiston kryesisht në përdorimin e aplikacioneve të pajisjeve të lëvizshme për të drejtuar bizneset dhe për të shtuar kanalet e komunikimit në të dyja rastet, brenda dhe jashtë biznesit. Ne jemi të specializuar në dizenjimin e personalizuar të këtyre aplikacioneve për bizneset dhe ndihmojmë në maksimizimin e përfitimeve që duhet të gjenerohen nga përdorimi i tyre.

SHËRBIME TË RESË (CLOUD) SË INFORMACIONIT

Përmes informatizimit të Resë (Cloud) së Informacionit është më e lehtë të reduktosh kostot operacionale, të nxisësh mjetet inovative, të krijosh mundësi të reja në realizimin e objektivave IT më shpejtë. Ju mund ta përdorni këtë teknologji për të rifituar fokusin kryesor të biznesit tuaj.

INFRASTRUKTURA E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Përmes konsulencës rreth infrastrukturës të teknologjisë së informacionit, ne ndihmojmë organizatat në zgjidhjen e problemeve teknologjike me ndihmën e ofruar prej dizajneve të personalizuar për hardware dhe software. Gjithashtu, ne ndihmojmë organizatat në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së teknologjisë së informacionit duke përfshirë lidhjet në rrjet, sistemet energjitike dhe sistemet motorike.

SHËRBIME & KONSULTIME TË TË DHËNAVE TË MËDHA

Inxhinierët tanë detajist dhe analitik në Alpha Soft ofrojnë zgjidhje për konsumatorët në gjithë botën. Ne kemi konsulentë të aftë, ekspertë që ndihmojnë në planifikimin strategjik të të dhënave të mëdha, implementimin dhe suportin e aplikacioneve tuaja.

 

AUTOMATIZIMI I PROÇESEVE TË BIZNESIT

Automatizimi i proçeseve të biznesit (APB) duhet të jetë automatizimi i proçeseve komplekse të biznesit dhe funksioneve që shkojnë përtej manipulimit tradicional të të dhënave dhe ruajtjes së tyre, përmes përdorimit të teknologjive të avancuara. APB merret me përshpejtim të proçeseve kritike dhe thelbësore.

Metodologjia e Zhvillimit AGILE

Metodologjia e zhvillimit AGILE është një metodologji që promovon përsëritjen e vazhdueshme të zhvillimit dhe testimit gjatë gjithë ciklit jetësor të zhvillimit të projektit. Kjo metodologji konsiston në proçesin krijues që parashikon nevojën për fleksibilitet dhe zbatimin e një niveli pragmatik në dorëzimin e produktit përfundimtar. Këtu proçesi i zhvillimit fokusohet në kodimin e thjeshtë, testimin e shpeshtë dhe dorëzimin e pjesëve funksionale të aplikacionit në momentin që janë gati.

ZHVILLIMI SOFTWARE

Ne jemi përherë në kërkim të ekspertizës së zhvillimit të produkteve software, kundrejt skuadrës sonë inxhinierike të zhvilluesve duke ofruar zgjidhjet më të sigurta dhe të avancuara për ju. Një skuadër e zhvillimit të produkteve software, duhet të performojë në harmoni me skuadrën inxhinierike të klientëve për rezultate më të mira. Ne e trajtojmë këtë pjesë të proçesit si një nga proçeset më të rëndësishme me burime të mirëplanifikuara. Shërbimet tona të zhvillimit të produkteve i ndihmojnë klientët të rimendojnë dhe shqyrtojnë produkte me vlera të mëdha. Ne u ofrojmë klientëve tanë kosto më të ulëta dhe fuqi punëtore më cilësore për ti ndihmuar ata që të arrijnë rezultatet më të mira.

Le Të Diskutojmë Për Ta Kthyer Idenë Tënde Për Aplikacion Në Një Model Dinamik Biznesi

INDUSTRITË QË SHËRBEJMË

Nëpërmjet qasjes sonë me inovacionin gjithmonë e në zhvillim, ne ju prezantojmë me zgjidhjet e duhura në fusha të ndryshme të këtyre industrive :

Transport

Shëndeti

Reklamim Online

Mobile

Financë

Edukim

Real Estate

Turizëm

Automatizim

Energji

Shitje me Pakicë

Prodhim