alpha_company

ZGJIDHJE CLOUD

Zgjidhje solide dhe të detajuara Cloud, të ndërthurura me qasjet tona inovative dhe dizajneve unike.

Zgjidhje Inovative Cloud

Përvoja jonë e gjatë në teknologjinë informatike Cloud na mundëson të krijojmë zgjidhje gjithëpërfshirëse të përshtatura sipas kërkesave të biznesit tuaj.

Në Alpha Soft ne ju ndihmojmë të implementoni zgjidhje të shumëllojshme Cloud. Ne kemi një numër korporatash dhe njësi qeveritare që përdorin zgjidhjet tona të informatikës Cloud për të trajtuar një larmi kërkesash për aplikacione dhe infrastruktura si CRM-ja, bazë të dhënash, llogaritje dhe ruajtje të dhënash.

Përdorni shërbimet tona të informatikës Cloud në mënyrë që të thjeshtoni shfrytëzimin e aplikacionit, ruani, shpërndani, dhe mbroni përmbajtjen duke mundësuar akses përdorimi nga çdo pajisje e lidhur me internet. Ne ofrojmë zgjidhjeve të plota të informatikës Cloud që ndihmojnë kompanitë e të gjitha madhësive dhe industrive të ndryshme, duke njohur kështu fuqinë e informatikës Cloud. Në Alpha Soft ne jemi të orientuar drejt zgjidhjeve për tu siguruar se ne po ju ndihmojmë në ndërtimin e një strategjie Cloud që punon për biznesin tuaj sot dhe nesër ,ndërkohë që biznesi juaj zhvillohet. Shërbimet e informatikës Cloud u mundësojnë përdoruesve akses në të dhëna, aplikacione dhe shërbime në internet duke eleminuar nevojën për pajisje të shtrenjta hardware dhe përdorimin e tyre nga çdo pajisje që lidhet ne internet dhe kudo ndodhen.

Zgjidhje të Informatikës Klaud

Shërbime të Zhvillimit të Aplikacioneve Klaud të Personalizuara

Konsulencë për
Zgjidhjet Cloud

Zhvillim
Aplikacione Cloud

Zgjidhje të Integruara Cloud

Migrim të dhënash në
Cloud

Zgjidhje &
Konsulencë AWS

Zgjidhje &
Konsulencë Azure

KONSULENCË PËR ZGJIDHJET CLOUD

Organizatat në ditët e sotme drejtohen drejt përdorimit të Cloud, në mënyrë që të përfitojnë nga siguria, prakticiteti dhe efikasiteti i kostove të ofruara nga Informatika Cloud. Në Alpha Soft, Shërbimet tona të konsulencës ju mundëson bizneseve të zhvillojnë një strategji të përgjithshme të Informatikës Cloud, një analizë të detajuar kosto-përfitim dhe një plan implementimi për ndërmarrjet. Me integrimin e transformimit strategjik të proceseve, teknologjive dhe aftësive, ne sigurojmë ndërthurjen optimale të gatishmërisë së përmirësuar, zvogëlimin e Kostove Totale të Pronësisë (TCO) dhe Kthimin maksimal të Investimeve (ROI).

ZHVILLIM APLIKACIONE CLOUD

Aplikacionet Cloud të zhvilluara prej nesh, janë një grup i plotë dhe modular i aplikacioneve të ndërmarrjeve, të projektuara nga bazat deri tek implentimi në Cloud të cilat ndërthuren në mënyrë të përsosur dhe me programe të tjera. Me shërbimet tona të Zhvillimit të Aplikacioneve, ju merrni përfitimet maksimale Cloud. Ju mund të përdorni teknologjinë dhe ekspertizën tonë të gjatë e të suksesshme të përdorur në epokën para-Cloud në këtë mënyrë përfitoni aplikacione Cloud të personalizuara me target në platformat private, publike ose hibride Cloud.

ZGJIDHJE TË INTEGRUARA CLOUD

Sa i përket integrimit Cloud, ne ofrojmë mbështetje të plotë dhe të pandërprerë për klientët. Ne e kuptojmë se integrimi i Cloud  kërkon një proces të pandërprerë të menaxhimit dhe ekipi ynë  jua siguron këtë në mënyrë stabël dhe profesionale. Në Alpha Soft, ne garantojmë Zgjidhje të Integrimit Cloud me kosto tepër efektive dhe prakticitetin më të madh.

  • Integrimi & Testimi Cloud
  • Implementimi i Aplikacionit Motorik të Kërkimit Google
  • Integrimi i Moduleve në platformat Cloud
  • Integrimi Cloud i Sap Hana
  • Integrimi Cloud i HP Helion
  • Integrimi Cloud AWS
  • Integrimi i Forcave Shitëse
  • Implementimi i Windows Azure

MIGRIM TË DHËNASH NË CLOUD

Tani me ne ju mund të migroni lehtësisht aplikacionet e mëparëshme në Cloud, ndërsa ne ofrojmë fuqi kompjuterike dhe mundësojmë që aplikacioni juaj të fitojë akses në shërbimet e infrastrukturave fleksibël siç kërkohet nga biznesi juaj. Me ne ju fitoni eksperienca të botës reale dhe njohuri në fusha të ndryshme të industrisë  në migrimin e aplikacioneve ekzistuese në platformat Cloud, duke transformuar aplikacionet aktuale ose duke krijuar aplikacione të reja Cloud. Me ne ju mund të migroni, transformoni, ndërtoni dhe konvertoni aplikacionet në një mënyrë efikase dhe të shpejtë, kështu që, ju mund ti menaxhoni ato aplikacione më lehtësisht.

ZGJIDHJE & KONSULTIM AWS

Ne kemi një ekip ekspertësh në AWS me eksperiencë të shkëlqyer për të ndihmuar kompanitë në sistemimin e Shërbimeve Amazon Web. Me ne ju mund të përcaktoni çështjen e biznesit tuaj në mënyrë që ajo të shkojë në AWS, të dizenjojë, të vendosë dhe menaxhojë inisiativa komplekse të AWS dhe të merrni një gamë të gjerë të konsultimeve dhe zgjidhjeve teknologjike të Shërbimeve Amazon Web.

ZGJIDHJE DHE KONSULTIM AZURE

Me Zgjidhje & Konsultime Azure, ne ndihmojmë biznesin në vlerësimin e ideve të tyre në mënyrë të shpejtë, si dhe në krijimin e zgjidhjeve optimale në Cloud. Shërbimet tona ju ndihmojnë në monitorimin e kostove në kohë reale, pajtueshmëri të lartë, kthim të ndjeshëm të investimeve (ROI),  gjenerim të ardhurash më të larta dhe kosto totale të ulët të pronësisë (TCO). Ne ofrojmë komponentë serveri dhe mjete administrative për menaxhimin strategjik, madje edhe global të informacionit, që në masë të madhe përkrahin avantazhet e Platformës si një qasje e Shërbimit të Microsoft Azure.

Zvogëloni shpenzimet operative dhe përgjigjuni më shpejt kërkesave të biznesit

Zgjidhje Gjithëpërfshirëse të Infromatikës Cloud

Ne bashkëpunojmë me ju për të kuptuar qëllimet tuaja dhe vizionin afatgjatë, duke marrë një qasje të kontrolluar për të vlerësuar dhe për të fituar më të mirën prej teknologjisë Cloud. Ne përdorim teknologjinë Cloud dhe ekspertizën tonë në këtë fushë për tu siguruar që ju të merrni plotësisht zgjidhje, për gjithë kërkesat dhe nevojat e biznesit tuaj.

PLANIFIKO

Strategjia Cloud
Përzgjedhja Cloud
Aplikacione Vlerësimi

EKZEKUTO

Zhvillimi i Aplikacioneve
Testimi i Aplikacioneve
Shpërndarja e Aplikacioneve

VAZHDO

Menaxhimi i Aplikacioneve
Mirëmbajtje & Suport Aplikacionesh
Përmirësim i vazhdueshëm


SHËRBIME WEB AMAZON

Amazon Web (AWS) është lider i tregut në botën e shërbimeve të informatikës Cloud, panvarësisht pranisë së konkurentëve të fortë në treg, ofruesi ka ndërtuar një ekosistem të gjerë të partnerëve dhe mban kryesinë mbi karakteristikat për të zgjeruar rrjetin e saj, rreth lëvizjes së ngarkesave të prodhimit në shërbimet Cloud të AWS. Ekspertët në Alpha Soft janë të pajisur mirë me njohuri dhe aftësi për të përfituar vlerën më të madhe nga AWS, për të ndërtuar infrastrukturën më të mirë të IT-së për biznesin tuaj.

WINDOWS AZURE

Microsoft Windows Azure bën thirrje për ekspertizën më të mirë të teknologjisë, për ju. Të gjitha avantazhet funksionale dhe pajisjet e ofruara nga Azure, duhet të trajtohen nga duar të shkathëta dhe mendje me përvojë – në mënyrë që të ofrojë vlera optimale me kosto më të ulëta. Në Alpha Soft, ne kemi përdorur në mënyrën e duhur përfitimet e ofruara nga Zhvillimi i Windows Azure, duke rritur bashkëpunimin në raportet e dalluara me zgjidhjet Microsoft të cilat i kemi fituar gjithë këto vite.

Eksploro potencialin e SaaS, Azure & CRM-ve Dinamike

Zhvillimi i zgjidhjeve me porosi bazuar në SaaS, Azure, SharePoint dhe Microsoft Dynamics që ju ndihmojnë të grumbulloni, përpunoni dhe analizoni të dhënat për të marrë vendime të shpejta.

OFRIMI SAAS

Software si një shërbim ju lejon të dorëzoni aplikacione përmes internetit si një shërbim. Nuk ka nevojë të instaloni dhe të mirëmbani software, ju thjeshtë mund ta përdorni atë nëpërmjet internetit, duke u liruar nga software-i kompleks dhe menaxhimi i pajisjeve.

SHAREPOINT

Prej shumë kohësh, Microsoft SharePoint i shërben botës me platforma të shkëlqyera për zhvillimin e web-it. Është një sistem i menaxhimit të mirëmbajtjes dhe menaxhimit të dokumentave për të cilën çdo zhvillues është krenar. Është më shumë si një integrim në internet duke fituar një nivel të ri me oferta të rëndësishme nga Microsoft SharePoint.

CRM DINAMIKE

CRM Dinamike Microsoft është një zgjidhje biznesi që ndihmon në zhvillimin e lidhjeve, maturimin e kontakteve, krijimin dhe zhvillimin e shitjeve dhe mbajtjen e konsumatorëve tuaj të lumtur. Mbulon praktikat më të mira të CRM-së, me fleksibilitetin, familiaritetin dhe funksionalitetin e prirur nga Microsoft.

MIGRO NË CLOUD ME ALPHA SOFT

Në Alpha Soft, ne sigurojmë migrim të sigurt, të përsosur dhe të shpejtë të aplikacioneve tuaja në mjedisin Cloud, duke modifikuar programet ekzistuese ose aplikacionet dhe duke implementuar integrimin e të dhënave. Këtu, ne përdorimin aplikacionin e palëve të treta kur kërkohet. Ekspertët tanë me eksperiencë, migrojnë serverat, bazat e të dhënave, aplikacionet e Webit dhe aplikacionet celulare në mjediset Cloud, për t’ju lehtësuar juve me avantazhet e ofruara nga Cloud, siç janë prakticiteti, kostoja e ulët dhe fleksibiliteti.

Server

Databaza

Mjediset Dev& QA

Aplikacione

PËRFITIMET E ADOPTIMIT TË SHËRBIMEVE CLOUD

Me zgjidhjet tona të informatikës Cloud, ju mund të kurseni kosto të konsiderueshme kapitale me zero kërkesa për magazinim dhe aplikim në server.

BËJ MË SHUMË ME MË PAK

Është më e lehtë për kompanitë që të zvogëlojnë madhësinë e qendrave të të dhënave të tyre ose të eleminojnë gjurmët e qendrës së të dhënave. Me një numër më të vogël serverash, kosto më të ulët software dhe një numër më të vogël punonjësish, në menyrë drastike reduktohet kostoja e IT-së pa asnjë impakt në aftësitë e IT-së së një kompanie.

BASHKËPUNIM MË I MIRË

Aplikacionet Cloud rrisin bashkëpunimin dhe lejojnë takimin virtual të një numri të madh njerëzish dhe shpërndarjen e informacionit në mënyrë të lehtë dhe në kohë reale nëpërmjet zonave të përbashkëta. Në këtë mënyrë, ti mund të reduktosh kohën në market, si dhe rritjen e zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të konsumatorit.

KOSTO FLEKSIBEL

Kostot e informatikës Cloud janë më fleksibël krahasuar me metodat tradicionale. Kompanitë thjesht kërkojnë të bëjnë komision dhe në këtë mënyrë paguajnë vetëm për kapacitetin e serverit dhe infrastrukturës siç kërkohet.

KOSTO EFEKTIVE

Me informatikën Cloud, kompanive nuk u kërkohet të blejnë pajisje, të ndërtojnë dhe operojnë në një qendër të dhënash. Nuk kanë nevojë të harxhojnë shuma të mëdha parash në hardware, lehtësira, përdorime dhe aspekte të tjera operacionale.

MOBILITET I PËRMIRËSUAR

Punonjësit mund të aksesojnë të dhënat dhe aplikacionet nga kudo në botë, kurse punëtorët mund ta marrin punën e tyre kudo me vete nëpërmjet telefonave smart dhe tabletëve.

MË PAK IMPAKT MJEDISOR

Ndërkohë që janë një numër më i ulët i qendrave të të dhënave nëpër botë dhe me më shumë opsione eficente, ne, kolektivisht kemi një impakt më të vogël në mjedis. Në këtë mënyrë, kompanitë që përdorin resurse të përbashkëta përmirësojnë kreditet e tyre mjedisore.